Zgjedhja në mes të shëndetit dhe të ardhurave shpesh është një situatë humbje-humbje në industrinë e thonjve.
Pas muajve të tërë të mbylljeve si rezultat i virusit corona, njerëzit të cilët e kanë zakon të mbathin sandale në ShBA janë duke u ngazëllyer në një aspekt specifik të rihapjes: salloneve për thonj.
Por pandemia nuk është papritur drejt fundit vetëm sepse ju mund të shkoni për t'ju nënshtruar shërbimeve të padikyrit. Edhe me vendosjen e udhëzimeve të sigurisë, ende ka shqetësime.
“Në disa mënyra, ndihem e sigurt dhe në disa të tjera, nuk ndihem," Araceli, një teknik për thonj i cili punon në Bronks Bronx, i tha HuffPost. “maskat që na jepin nuk janë të përshtatshme për sallone. Na duhen N95 dhe doreza nitrile.”
Araceli i tha HuffPost që maskat e ofruara nga pronari i sallonit ku ajo punon nuk kanë qenë efikase për të parandaluar shpërndarjen e virusit apo inhalimit të kemikaleve në sallon dhe se dorezat lateks të sjellura nuk kanë qenë mbrojtëse mjaftueshëm, poashtu.
“Pronari na tha të përdorim dorezat e njejta si për manikyr poashtu edhe për pedikyr, dhe ato thyhen lehtësisht," tha ajo. "Unë jam ballafaquar me të rreth kësaj çështjeje se këto nuk janë të duhurat, por tani për tani jam duke i blerë dorezat e mija. Si pronarë, ato dëshirojnë të kursejnë para, por unë vazhdova me timen dhe ajo më në fund u pajtua të më rimbursoj për dorezat më të shtrenjta që kam qenë duke i përdorur gjatë punës.”
Salloni i Aracelit, si shumë në të gjithë vendin, ka protokole dhe masa të reja të sigurisë për të siguruar klientët dhe punëtorët. Udhëzimet nga Qendra për Kontrollë dhe Parandalim të Sëmundjeve na diktojnë se hyrjet më nuk janë të lejuara, konsumatorët duhet të masin temperaturën dhe ndarjet plastike janë instaluar tek klientët ndaras nga teknikët dhe njëri me tjetrin. Sallonet janë poashtu të inkurajuara që të operojnë në kapacitete më të vogla.
Burimi: huffpost.com