Bëhuni gati për të parë videot e bukurisë TikTok nga Charli dhe Dixie D’Amelio! Motrat virale i kanë bashkuar forcat me nënbrendin e Mophe Morphe 2 për të lansuar linjën e parë të grimit, e targetuar për tregun e audiencës së gjeneratës Z.
“Morphe 2 ofron një varg të veçant të produkteve që iu përshtaten gjeneratës Z dhe që premton që të jetë trendi për entuziastët e bukurisë që kërkojnë shkëlqyes të freskët” kishin deklaruar zyrtarët e brendit në një njoftim për shtyp. “Morphe 2 i fton të gjithë individët që të festojnë lidhjet e tyre të ndryshme me përkujdesjen ndaj lëkurën, grimit dhe bukurisë.”
“Me Morphe, ne po punojmë së bashku për të treguar që ju jeni e bukur me apo pa grim,” i tha Charli revistës Allure. “Unë dua që njerëzit të përdorin sa ma pak apo sa më shumë ashtu siç ndihen të sigurt.” E gjithë grimi është i lehtë për tu aplikuar dhe se karakterizohet me gjashtë lloje të produkteve kryesore, duke përfshirë “një bazë natyrale që vie me 20 hije, shkëlqyesve xhelatine për sy, vajrave shkëlqyes për buzë dhe më shumë.”
Dixie shpreson që linja e re promovon unitet dhe vetë-dashuri. “Unë jam më së shumti i sigurt kur jam i rrethuar nga njerëz të cilët më përkrahin dhe kjo linjë ndërlidhet me përbashkimin e njerëzve,” shton ajo.
Burimi: elle.com