"Unë kurrë nuk blej një produkt bukurie pa kontrolluar më parë listën e përbërësve: Unë e dalloj glikolin nga salicili, glicerinën nga squalani. Por ka ende fjalë që nuk mund t'i lexoj siç duhet. Çfarë përbërësish superhero të pashqiptueshëm duhet të jem duke kërkuar?"
Përderisa këshilla e Michael Pollan për të mos ngrënë asgjë që nuk mund ta shqiptoni është i menqur, ky rregull nuk zbatohet për vlerësimin e përbërësve në serume dhe shampo. Në formulat e bukurisë, një fjalë me 25 shkronja është shpesh vetëm një emër kimik për një zbardhues ose hidratues shumë efektiv. Por pyetjeve tuaja do t'ju përgjigjen disa kimistët kozmetikë. Ja, fjalori i fundit i pashqiptueshëm.
Aluminum Starch Octenylsuccinate
Kjo kripë alumini, e cila ka prekjen magjike për t'i bërë këmbët e thata të lëmuara, "është një nga përbërësit e mi të preferuar për kujdesin e trupit, sepse mund të kthej një locion, krem, apo edhe një balsam të trashë e të vajosur nga i yndyrshëm në të butë dhe mat, pa kompromentuar hidratimin”, thotë kimistja kozmetike Kelly Dobos.
Ascorbates
Unë jam gjithmonë në kërkim të lëkurës më të shndritshme dhe tani e di që duhet të kërkoj fjalë që mbarojnë me këtë prapashtesë, që do të thotë një jon i ngarkuar negativisht i vitaminës C (një nga ndriçuesit më të mirë të kujdesit për lëkurën). "Vitamina C është antioksidantë, por shumica degradohen shpejt, si mollët që marrin ngjyrë kafe. Sa efektive janë nëse nuk i stabilizoni?" pyet në mënyrë retorike kimisti kozmetik Ginger King. "Askorbatet janë forma të stabilizuara të vitaminës C. E vetmja tjetër e qëndrueshme është 3-o-ethyl-ascorbic acid."
Behentrimonium Chloride
Një rregullim i shpejtë për flokët e thatë, ky "përbërës quaternium është antistatik, i cili gjithashtu ndihmon në zbërthimin dhe parandalimin e flokëve të elektrizuara", thotë King. Ajo gjithashtu dëshiron të shpjegoj një gjë: "Përbërjet e quaternium janë të mira për t'u zbërthyer, por kujdesë, quaternium-15 është një konservues dhe dhurues i formaldehyde. Është një dele e zezë në familjen e mirë quat."
Cetyl and Stearyl Alcohols
"Ne mendojmë për alkoolin si lëndën që pimë, e cila përmban etanol kimik. Por për një kimist, alkooli është çdo substancë me një grup hidroksil të lidhur me një atom karboni," shpjegon Dobos. "Ata mund të kenë veti shumë të ndryshme." Kjo do të thotë që jo të gjitha alkoolet shkaktojnë tharje. Alkoolet Cetyl dhe Stearyl, për shembull, janë lëndë të ngurta dylli të quajtura alkoole yndyrore, perfekte për krijimin e teksturave të pasura dhe kremoze që duam në hidratuesit dhe kondicionerët tanë. Më shumë dëshmi: Glicerina, një nga hidratuesit më të mirë në dispozicion, është një polyol, një lloj alkooli me grupe të shumta hydroxyl.
Cyclodextrins
Nëse ju pëlqen të gatuani me hudhër, por nuk dëshironi të merni erë restoranti, cyclodextrins ju kryen punë. Dobos thotë: "Ato janë një klasë polysaccharides (zinxhirë molekulash sheqeri) që janë veçanërisht të dobishme në shampo të thata për kapjen e aromave të pakëndshme."
Dimethicone
Për më pak elektrizim, e më shumë shkëlqim, "dimethicone është miku juaj", thotë King. "Është një linear silicone që mbulon flokët dhe nuk është i paqëndrueshëm. Ka shqetësime se cyclic silicones kanë probleme të paqëndrueshmërisë që mund të çojnë në inhalim, gjë që mund të mos jetë i sigurt. Vërtetë, ka shumë të ashtuquajtura alternativa silikoni, por asnjë nga to nuk funksionojnë mirë”. (Cyclic silicones mund të grumbullohen në furnizimin me ujë, gjë që ngre shqetësime mjedisore.)
Isoamyl Laurate
Konsideroni praninë e këtij acidi yndyror policën tuaj të sigurimit që një hidratues do ta bëjë punën e tij bukur, pa u ndier i rënduar. King thotë: "Ky është një zbutës shumë i mirë, pa yndyrë që ndihmon në zbutjen e lëkurës dhe ka një përthithje të shpejtë".
Linum Usitatissimum Seed Oil
Termi më i lehtë për këtë përbërës është "vaji i farave të lirit", dhe nga të gjithë vajrat natyralë të listuar në etiketat e kujdesit të lëkurës, Kingut i pëlqen veçanërisht ta shohë këtë: "Përmban një sasi të lartë të acideve yndyrore omega-3 për të hidratuar dhe qetësuar lëkurën dhe nuk është shumë i yndyrshëm, si vajrat e tjerë natyralë."
Palmitoyl Pentapeptide-4 and Palmitoyl Tripeptide-5
Disa nga përbërësit më efektivë për kujdesin e lëkurës janë peptidet - zinxhirët e amino acideve - dhe këto dy janë në listën kryesore të King për forcim dhe shkëlqim, respektivisht. Një palmitoyl, shton ajo, është një "peptide që lidhet me palmitic acid për depërtim më të mirë".
Sodium Cocoyl Isethionate
Nëse dëshironi të ruani ngjyrën e re ose të shmangni elektrizimin, kërkoni këtë në një shampo. Është një surfaktant më i butë se sulfatet, thotë Dobos, që do të thotë që ju lani flokët mirë pa hequr ngjyrën.
Synthetic Fluorphlogopite
Këto thekone të buta, transparente në të bardhë janë bërë në një laborator për t'i ngjasuar mica-së natyrale dhe për t'i bërë sytë, faqet dhe buzët rrezatuese. "Synthetic fluorphlogopite ka shkëlqim më të mirë se mica e minuar natyrale," thotë Dobos, "dhe nuk i ka probleme me pasigurinë e përdorimit që lidhen me e homologun e tij natyror."
Trimethylsiloxysilicate
Nëse jeni në kërkim për një rimeli ose eyeliner që nuk do të njolloset, ose buzëkuq apo pudër të lëngët që nuk zbehet, atëherë dëshironi ta gjeni këtë silicone resin në listat e përbërësve. "Është si Saran Wrap, por me një veti të butë dhe ngjitëse," thotë King. "Ai formon një film të depërtueshëm, por ka një ndjesi të këndshme, të butë dhe e bën grimin të vishet gjatë, rezistent ndaj ujit dhe rezistent ndaj transferimit."
Burimi: Allure.com