Ndërsa njollat shfaqen në të gjitha tonet e lëkurës dhe gjinitë, ato janë më të zakonshmet tek njerëzit me lëkurë të çelët dhe flokë të kuq natyral. Ka dy shkaqe të zakonshme të njollave:
- Gjenetika
Njollat janë rezultat i një mbiprodhimi gjenetikisht të përcaktuar të melaninës dhe ato priren të zhvillohen në fëmijëri ose në moshën e rritur.
- Drita e diellit
Njollat mund të shkaktohen nga ekspozimi ndaj dritës së diellit, siç raporton Cleveland Clinic, kështu që njollat mund të shfaqen ose të bëhen më të errëta kur ekspozohen ndaj dritës ultravjollcë të diellit.
3 mënyra për të hequr qafe njollat
Dhe tani, është koha për t'iu përgjigjur pyetjes për të cilën jemi të gjithë këtu: A është e mundur të shpëtojmë nga njollat? Ndërkohë që mund të mos jeni në gjendje t'i hiqni qafe njollat menjëherë (më mirë t'i drejtoheni grimit për t'i mbuluar ato përkohësisht ose - opsioni ynë i preferuar - t'i pranoni ato), hulumtimet tregojnë se ju mund të zbehni pamjen e njollave. Sidoqoftë, mbani në mend se nuk është domosdoshmërisht një proces i lehtë.
- Trajtimet me laser
- Maskat kimike (chemical peels)
- Trajtime me dritë pulsuese intensive
Burimi: L'Oréal