Ne mund të jemi duke arritur kulmin e ringjalljes së viteve '90, por kur bëhet fjalë për formën e vetullave, vetullat më të trasha dhe më natyrale, duket se janë këtu për të qëndruar.
Dhe ndërsa ka shumë mënyra për të rregulluar vetullat, si: lapsa, komplete ngjyrosjeje dhe mikroblading, një nga metodat më të njohura aktualisht quhet laminimi i vetullave.
Çfarë është laminimi i vetullave
"Laminimi i vetullave është një trajtim kimik i vetullave që prish zinxhirët e brendshëm proteinikë të flokëve për t'i bërë vetullat më të ngritura dhe më të lëmuara," shpjegon Rene de la Garza, artist i famshëm i vetullave dhe themelues i Brow Down Studio.
Është një procedurë mjaft e thjeshtë: artisti i vetullave thjesht aplikon një solucion në vetulla për t'i drejtuar, ngritur dhe mbajtur qimet në vend, duke mbuluar çdo boshllëk dhe duke i bërë vetullat të duken më të plota.
Laminimi i vetullave është i shkëlqyeshëm për të gjitha llojet e qimeve, thotë de la Garza. "Nëse vetullat tuaja janë kaçurrela ose të trasha, trajtimi ndihmon në zbutjen tyre. Nëse vetullat tuaja janë të holla ose të rralla, laminimi i vetullave mund t'i vendosë vetullat në vend për të mbuluar çdo boshllëk."
Sa kohë zgjatë procedura për laminimin e vetullave?
Është më mirë dhe më sigurt të drejtoheni tek një artist profesionist të vetullave për laminimin e vetullave, thotë de la Garza. "Laminimi i vetullave mund të jetë i dëmshëm për integritetin e qimeve të vetullave nëse solucionet lihen për më shumë se që duhet."
I gjithë procesi merr rreth një orë. Ja çfarë të prisni:
- Artisti i vetullave aplikon një krem në vetulla për të ngritur qimet lart.
- Më pas, i krehin qimet lart për të formuar vija vertikale.
- Më pas, aplikohet solucioni neutralizues për të mbajtur vetullat në vend.
- Së fundi, ata do të aplikojnë një vaj ushqyes për të hidratuar qimet dhe për të minimizuar irritimin e lëkurës që mund të shkaktohet nga solucioni kimik.
Laminimi i vetullave vs microblading
Të dy këto trajtime të vetullave janë gjysmë të përhershme, por ato ndryshojnë në mënyra të rëndësishme. Kryesisht, laminimi i vetullave është një opsion më i butë që jep rezultate më natyrale, pasi nuk ka gjilpëra apo ngjyrë të përfshirë. Ana negative: Laminimi i vetullave nuk ka aq jetëgjatësi si microblading.
Sa zgjat laminimi i vetullave?
Ndërsa efektet e mikroblading mund të zgjasin për disa vjet, rezultatet nga laminimi i vetullave zakonisht zbehen brenda katër deri në gjashtë javë, në varësi të strukturës së qimeve, thotë de la Garza.
A i dëmton vetullat laminimi i vetullave?
Sa i përket procedurave të bukurisë kozmetike, laminimi i vetullave është një nga procedurat më pa dhimbje dhe minimalisht invazive. Por ky tretman kërkon përdorimin e një solucioni kimik, i cili mund të shkaktojë thatësi ose acarim, veçanërisht në ato me lëkurë të ndjeshme. Për të ndihmuar që kjo të mos ndodhë, de la Garza rekomandon ndërprerjen e përdorimit të produkteve aktive si retinolet, glikolikët, acidet laktike ose eksfoliantët kimikë dhe peeling para trajtimit.
Për më tepër, është e mundur të dëmtoni qimet nëse e lini tretësirën kimike për një kohë të gjatë, thotë de la Garza, prandaj është e rëndësishme t'ia lini këtë punë profesionistëve.
Burimi: Oprahdaily.com