Pamjet e bukura të frymëzuara nga vitet '80 janë rikthyer mjaft dhe nëse jeni këtu për rigjallërimin e stilit nostalgjik të flokëve dhe grimit, mund t'ju shkoj mendja tek kaqurrelat e përhershme - minivall. Minivalli i vjetër është kthyer sërish në trend.
Minivalli është mënyra e përsosur për të shtuar teksturë dhe volum në flokët tuaj. Nëse jeni kurioz për këtë tretman, por thjesht nuk jeni të sigurt se ku të filloni të vazhdoni të lexoni. Më poshtë, ne po ndajmë atë që duhet të dini për minivallin e flokëve, duke përfshirë mënyrën se si të kujdeseni për flokët pas trajtimit.
Çfarë janë kaçurrelat e përhershme - minivalli?
Ky trajtim ndryshon kimikisht fibrat e flokëve, sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë (AAD). Ky ndryshim ristrukturon fijet për të krijuar strukturë dhe trup, edhe për ata që kanë flokë të hollë ose të rrallë. Natyrisht, minivalli nuk është i njëjtë për të gjithë.
Ka teknika dhe mënyra të ndryshme të minivallit që mund të rezultojnë në pamje të ndryshme, nga minivalli spiral deri tek minivalli me shumë teksturë. Kërkoni stilin që ju pëlqen më shumë dhe më pas drejtohuni te profesionistët. Mbani në mend, perms nuk duhet të ngatërrohen me trajtimet tjera kimike për flokë.
Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se, sikurse ngjyrosja ose tjerat trajtime kimike, edhe minivalli mund të jetë i dëmshëm për flokët tuaja. AAD rekomandon që të bëhet vetëm një trajtim kimik në një interval kohor - ngjyrosja, minivalli apo ndonjë tjetër trajtim kimik.
Si të kujdeseni për flokët me minivall?
Nëse keni vendosur të trajtoni flokët me minivall, sigurohuni që t'i keni parasysh këto këshilla për kujdesin e flokëve për kaçurrela më të mira.
Mbroni flokët nga dielli
Besojmë që dini gjithçka për rëndësinë e mbrojtjes së lëkurës nga dielli deri më tani, por a e dini se flokët kërkojnë mbrojtje nga dielli më vete? Për t'i mbajtur flokët e shëndetshme pas trajtimit, AAD rekomandon të mbani një kapelë me të gjerë ose të përdorni një balsam që përmban oksid zinku sa herë që dlini në diell.
Mos e anashkaloni kondicionerin
Kondicioneri është i domosdoshëm kur lani flokët, pasi që ato priren të jenë më të thata pas minivallit. Mbajeni për një minutë, më pas shpëlajeni tërësisht për të shtuar lagështi në flokë.
Zgjatni kohën në mes të vazhdimeve të minivallit
Ashtu si me çdo proces flokësh, përfundimisht do të keni nevojë për një vazhdim të minivallit. AAD sugjeron zgjatjen e kohës midis vazhdimit, veçanërisht gjatë dimrit, kur ajri është më i thatë. Ata rekomandojnë të prisni tetë deri në dhjetë javë ose më gjatë nëse është e mundur.
Përdorni sistemin e duhur të kujdesit të flokëve
Për t'i mbajtur kaçurrelat në formën më të mirë të mundshme, ndërroni produktet e zakonshme të kujdesit për flokët me një linjë produktesh të krijuar posaçërisht për kaçurrelat me minivall.
Sa zgjat minivalli?
Nëse vendosni keni kaçurrela minivalli, mund të pyesni veten se sa mund të zgjasin këto kaçurrela. Përgjigja është se kjo periudhë nuk është e njëjtë për të gjithë.
Sa kohë zgjat minivalli varet nga mënyra se si kujdeseni për flokët tuaj (ndjekja e këshillave të mësipërme do të ndihmojë në zgjatjen saj) dhe sa shpejt rriten flokët tuaj. Në përgjithësi, ju mund të prisni që një minivall të zgjasë për rreth gjashtë muaj.
Burimi: Lorealparisusa.com