Çfarë duhet të dini për “tatuazhet” e buzëve – Lip Blushing
Ndërsa teknikat e grimit të përhershëm nuk janë të reja, p.sh. tatuazhet e eyeliner-it datojnë dekada më parë, por mund të themi se janë përmirësuar me kalimin e kohës dhe avanscimet teknologjike. Ideja e eyeliner-it tatuazh mund të jetë e mrekullueshme kur hani probleme për ta vendosur eyeliner-in çdo ditë, por me ndryshimin e trendeve, grimi i përhershëm ndoshta nuk është zgjidhja më e mirë.

Fatmirësisht, tani ka opsione kozmetike efektive të përhershme dhe gjysmë të përhershme si mikroblading dhe skuqja e buzëve - lip blushing që pas një kohe do të hiqen, duke i bërë ato më pak të frikshme. Dhe së fundmi, skuqja e buzëve - lip blushing është shumë trendi. Nëse nuk jeni të njohur me këtë procedurë bukurie trendi, vazhdoni të lexoni sepse tani do t'ju tregojmë gjithçka që duhet të dini "tatuazh" të buzëve.

 

Çfarë është skuqja e buzëve – lip blushing?

Grimi i përhershëm i buzëve mund të përdoret për të imituar pamjen e një buzëkuqi. Skuqja e buzëve - lip blushing është një formë e grimit të përhershëm që përmirëson ngjyrën dhe formën tuaj natyrale të buzëve. Kjo do t'ju jap një pamje të buzëve të plota në mënyrë natyrale. Mendojeni njësoj si përdorimi i lapsit të buzëve për të konturuar pak formën natyrale të buzëve tuaja – vetëm se nuk keni nevojë ta riaplikoni vazhdimisht.

Tatuazhet e përhershme të grimit që janë përdorur më parë, krijojnë rezultate më të forta dhe të panatyrshme për shkak se gjilpërat depozitojnë thellë në lëkurë pigmente të ndezura, teknologjia moderne ka bërë që trajtimet si skuqja e buzëve - lip blushing të duket më e natyrshme. Gjilpërat shumë të vogla dhe pigmentet me pamje më natyrale e bëjnë këtë teknikë të duket më natyrale në buzë. Në thelb, ky trend do t'ju japë një pamje më të mirë dhe të qëndrueshme buzëve tuaja.

Këshillë: Ashtu si tatuazhet, skuqja e buzëve - lip blush mund të bëhet me pigmente të ngjyrave të ndryshme. Pra, është më mirë të sillni një foto si referencë kur ta bëni këtë procedurë në mënyrë që të siguroheni që jeni të kënaqur me rezultatet përfundimtare.

Sa kohë qëndron skuqja e buzëve - lip blushing

Në fakt, skuqja e buzëve nuk zgjat përgjithmonë. Sa i përhershëm është grimi i përhershëm i buzëve? E gjitha varet nga sa mirë kujdeseni për të. Klinika e Cleveland thekson se grimi i përhershëm do të zbehet me kalimin e kohës për shkak të faktit se qelizat e lëkurës zëvendësohen vazhdimisht. Gjatë eksfoilmit, skuqja e buzëve do të zbehet. Rezultatet tuaja të duken më së miri brenda gjashtë muajve të parë deri në një vit pas përfundimit të trajtimit, por efekti i përgjithshëm do të zgjasë rreth dy deri në tre vjet.

Si ta mirëmbani "tatuazhin" e buzëve

Siç thamë, skuqja e buzëve - lip blushing është një formë e grimit të përhershëm që do të zbehet me kohë. Megjithatë, ka disa këshilla bazë për përkujdesjen e buzëve pas kësaj procedure, që mund t'i ndiqni për tu siguruar që të përfitoni sa më shumë nga "tatuazhi" juaj i buzëve. Mbani mend këshillat në vijim.

  • Mbani buzët të hidratuara

Për të parandaluar tharjen apo plasaritjen e buzëve të skuqura - lip blushing, sigurohuni që të përdorni vazhdimisht balsam buzësh. Kërkoni një balsam buzësh që nuk përmban vazelinë (petroleum jelly), pasi produktet me vazelinë mund të shkaktojnë zbehje të pigmentit, sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë (AAD).

  • Përdorni krem për mbrojtje nga dielli

Sipas AAD, drita ultraviolet (UV) mund të zbeh disa pigmente tatuazhesh, prandaj sigurohuni që ta mbroni "tatuazhin" tuaj duke aplikuar një balsam buzësh të formuluar me SPF 30 ose më shumë.

  • Mos i eksfolioni shpesh

Kjo mund të jetë e vetëkuptueshme, por ju duhet të kufizoni përdorimin e eksfoliuesve për buzëve, në mënyrë që të përfitoni sa më shumë nga skuqja e buzëve - lip blushing. Eksfolimi do të largojë qelizat e vdekura të lëkurës nga buzët tuaja mirëpo, nga ana tjetër, ato qeliza të lëkurës kanë pigment nga tatuazhi juaj i buzëkuqit.

Burimi: lorealparis.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!