Këtu është një tregim zemre që i tërë interneti është i gatshëm ta përkrah: përralla e mbesës, gjyshin e saj dhe aftësitë e tij si manikyrist për zonjat në jetën e tij.
Përdoruesja e platformës Twitter Ayla Winter-White fatkeqësisht iu desh t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale, por ajo ishte e ndihmuar nga gjyshi 82 vjeç, Keith, i cili erdhi ta bëjë atë “të ndihet më mirë” siç shpjegoi – për t’i lyer thonjt e saj. Si duket, ai ka punuar si manikyrist amator për gjyshen e saj për tre dekada me rradhë. Për fat të mirë, ai vendosi që shkatësitë e tij t’i përdorë për atë poashtu.
Në videon e shpërndarë Winter-White, Keith është i pavullnetshëm që të shpërqëndrohet nga zëri i gruas së saj Margaret duke i bërë atij pyetje. “kam një punë me rëndësi në këtë moment,” insiston ai duke e sqaruar numrin e koteve të llaqeve që mbesa e tij i dëshiron në një shfaqje fokusi të çmueshëm.
Dhe ai nuk është vetëm një manikyrist ekspert. Keith poashtu është një fotograf personal” për gruan e tij, e shpërndarë Winter-White, dhe poashtu yll i videove të stilit TikTok me këngët hit “Old Town Road.” Me fjalë të tjera, kjo nuk është një gjysh i zakonshëm.
Apeli i tij nuk ka shkuar pa u vërejtur; videoja origjinale e lyerjes së thonjve është pëlqyer më shumë se një milion herë në Twitter, dhe është lavdëruar online, për arsyje të mirë.
Burimi: time.com