Kozmetikat Hallall janë në rritje në Kanada, por ju do të pyesnit veten se çka do të thotë grimi hallall – posaçërisht kur kemi parasysh që ky term përdoret zakonisht për ushqim. Grimi hallall i referohet produkteve që përmbajnë vetëm përbërës “të lejuar” në bazë të ligjit islamik, që do të thotë jo produkte të kafshëve dhe jo aklohol, dhe idealisht duhet të jenë jo më përmbajtje nga eksperimentimi me kafshë. Derisa, po, këto produkte nuk konsumohen – shumë musliman besojnë që gjërat që aplikohen tek një trup duhet t’iu përmbahen standarve hallall (dhe produktet si buqëkuqet mund shumë lehtë të konsumohen).
A ka kërkesë për produkte të tilla? Po. Falë pjesërisht platformave sociale si Instagram dhe Youtube, shumë më shumë gra janë duke dal në pah si artiste grimi apo “gurus”. Shumë prej këtyre artisteve të grimit që ju i shihni janë muslimane: Irene Khan, Nura Afia dhe Laiba Zaid (Nga Toronto) janë vetëm disa që na vijnë në menjde. Nuk duhet të vijë si befasi që këto gra janë gra të reja frymëzuese muslimane që dalin në skenën e grimit, dhe po, produktet e grimit hallall janë të kërkuara, dhe brendet janë duke e përcjellur me kujdes të shtuar këtë.
Llaku për thonj Hallall është një shitës tjetër i madh. Gratë muslimane duhet të performojnë avdes para faljes pesë herë në ditë, dhe është unanimisht e pranuar që uji duhet të prekë sipërfaqen e thoit në mënyrë që rituali të bëhet në mënyrë të kompletuar. Për këtë arsye, llaku për thonjë në të cilat është i depërtueshëm uji/oksigjeni që i lejon gratë të bëjnë manikyrin e tyre të preferuar dhe prap të jenë në linjë me zakonet fetare.
Brendet e mëdha si Inglot, për shembull, filluan të shesin llak të nuhatshëm për thonj pak vite me parë dhe e tronditën botën islamike. Gratë muslimane shpejtuan tek raftet e Inglot për të blerë llak në sasi të mëdha. Më në fund, gratë muslimane kanë rastin që të kenë thonj të ngrohtë rozë gjatë pushimeve pa e kompromituar besimin e tyre. Brendet e tjera shpejt e vërejtën këtë gjë dhe filluan me prodhimin e linjave të tyre të llakut të nuhatshëm për thonj, apo linjave të grimit hallall. Disa kompani poashtu u interesuan që të marrin certifikimin e hallallit për t’ju dhënë produkteve të tyre më shumë legjimitet dhe një përparëse ndaj konkurrencës.
Shumë rrishtazi, brendet kanë filluar që të krijojnë linja vegane për shkak se njerëzit kanë filluar të bëhen më të vetëdijshëm rreth asaj se çka janë duke përdorur në trupin e tyre. Edhe pse shumë gra muslimane janë duke e përdorur grimin vegan, nuk është e njejtë si grimi hallall, edhe pse afër janë për nga përbërja. Edhe pse grimi vegan dhe ai hallall nuk përmbajnë produkte të kafshëve, grimi vegan mund të përmbaj alkohol.
Burimi: fashionmagazine.com