Me aq shumë opcione të disponueshme, përzgjedhja e brushës së përkryer mund të duket një gjë e stërngarkuar.
Lehtësoni procesin duke e pytur veten tuaj se çka saktësisht keni nevojë që brusha të bëjë - të krehë flokët e ngatërruara apo të ketë ndikim në stilin e flokëve tuaj? Pastaj, keni parasysh qimet e brushës: qimet sintetike i lirojnë flokët nga ngatërrimi dhe i thajnë ato më shpejt, përderisa qimet e derrit ndihmojnë që të ngreni flokët për të krijuar kështu një pamje të butë dhe të shkëlqyeshme.
Kombinimi i duhur i formës dhe funksionit janë gjëja e duhur për të patur flokë të bukura. Ashtu siç do t'ju thoshin shumë stilist flokësh, brusha ndikon në përgjithësi në pamjen tuaj dhe në shëndetin e flokëve.
Tek pikat shitëse të UNI Cosmetics, mund të gjeni një gamë të gjerë nga marka e njohur Müster, të brushave për flokë me diametër të cilindrit: 25mm, 28mm, 35mm, 40mm, 50mm & 60mm.
Karakteristikat:
- Performanca e cilindrit: material inert i trajtuar për të përmirësuar mirëmbajtjen e nxehtësisë si dhe për të siguruar shpërndarje të barabartë të nxehtësisë
- Rezistencë të jashtëzakonshme ndaj nxehtësisë
- Qime të përforcuara najloni
- Kontrollë ergonomike
- Antistatike