Biseduam për të gjitha gjërat e bukurisë

Huda Kattan dhe Rosie Huntington Whitley u bashkuan për 1 video tutorial për të demonstruar se si mund të arrini një pamje të përsosur të buzëve të kuqe.

Përgatitni buzët

Përgatitja e buzëve është gjithnjë e rëndësishme, por  kur ajo do jetë pika qendër e pamjes së grimit tuaj atëher buzët duhet të jenë një kanavacë e pa të metë dhe e lëmuar. Kjo nënkupton, pa lëkurë të vdekur si dhe hidratim të shumtë. Nëse ka nga këto, thjesht pamja nuk do duket aq e pastër dhe e lustruar pasi që lëkura e vdekur e bën buzëkuqin të duket i leskëruar dhe jo i barabartë.

Filloni me zhveshjen e lëkurës së buzëve me një scrub sheqeri të cilin mund ta bëni vet . Një tjeter truk që mund ta përdorni është thjesht një peshqir menjëherë pas dushit: zhytni një kënd të vogël të peshqirit në hidratues apo vaj dhe fërkoni buzët në lëvizje rrethore, dhe pasi që lëkura është zbutur nga nxehtësia e dushit, lëkura e vdekur mund të largohet me lehtësi. Vazhdoni me zbutës të buzëve të cilin pastaj thajeni për të larguar mbetje të tepërta.

Vijëzoni buzët për një definim të shtuar

Tani që keni një kanavacë të pastër për aplikim, merrni vijëzuesin dhe vizatoni një x në harkun e buzëve për të krijuar definim. Në buzën e poshtme filloni duke vijëzuar qendrën dhe pastaj vazhdoni në kënde të buzëve sipër dhe poshtë. Për ti bërë buzët të duken më të plota, ju mund të vijëzoni buzët pak më jasht se vija natyrale e buzëve tuaja.

 

Mbushni buzët

Pasiqë ti keni vijëzuar buzët, mbushni ato me ngjyrë dhe pastaj përdorni një brushë të rrafshtë për të bërë pamjen e ngjyrës të njejtë.

 

Burimi: hudabeauty.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!