Askush nuk kupton rrezatimin më mirë se Nam Vo.

E popullarizuar për shkëlqimin e saj të veçant, askush nuk kupton rrezatimin më mirë se Nam Vo.

Të shikoni fotografitë e Nam Vo. në Instagramin e sajë, ju vetëm që do mahniteni me pamjet me shumë shkëlqim. Mollëzat shkëlqejnë saqë do mund të shihni reflektimin tuaj në to, dhe lëkura duket me shkëlqim të pamundshëm.

Në një vizitë të fundit në Londër me Marc Jacobs Beauty, Vo tregoi se si krijon ajo pamjen me shkëlqim nga fillimi deri në fund. “Ju mund të keni lëkurë që është e pastër nga njollat në tërësi por prap të duket e zbehtë dhe e lodhur. Nuk më pengojnë papërsosmëritë në lëkurë – ato e bëjnë lëkurën të duket e freskët dhe joshëse.”

Mos kurseni në produkte për kujdesin e lëkurës

“Nëse keni 1 orë me një klient, ju do shpenzoni pothuajse gjysmën e sajë në kujdesin e lëkurës. Unë mendoj se shumica e njerëzve nuk pëlqejnë hidratimin e shumtë para aplikimit të grimit pasi që ato mendojnë se ajo do e bëjë që baza të rrëshqas përreth. Ajo që duhet të bëni në mënyrë që losioni të aplikohet në mënyrë të duhur është: zhveshja dhe hidratimim i lëkurës.

 

Analizoni lëkurën në tërësi

“Çfarë funksionon për të tjerët, nuk do të thot që funksionon edhe për ju. Shembull , nëse keni më shumë linja rreth syve, ju nuk duhet të përdorni shumë theksues në tempuj por më shumë duhet të përqëndroheni në harkun e buzëve. Ose nëse keni pore të gjëra në hundë, ju nuk duhet të aplikoni shkëlqim aty. Shikoni lëkurën tuaj në dritë natyrale para se të filloni. Mos mendoni që duhet të fshehni çdo gjë. Edhe më lajkatuese është nëse keni lëkurë me disa papërsosmëri se sa një lëkurë përplot me produkte.”

Nxitni qarkullimin e gjakut

“Më pëlqejnë rollerët. Çdo gjë që e vë lëkurën në lëvizje dhe gjakun në qarkullim, është i mirë për ju. Jade rollerët janë të mirë për ç’enjtjen e lëkurës, por sidoqoftë, çdo gjë që mundëson masazhimin e fytyrës është e mirë. Ose një maskë me fletë, ndoshta. Që ju jep lëkurës suaj në fryerje të mirë dhe lagështi që e bën grimin të rrëshqasë.”

Përdorni rregullin “buka e djegur”

“Kur ju shtoni thellësi, një rregull i mirë është të mendoni bukën e djegur. Ajo gjithnjë është me ngjyrë më të hapur në mes dhe më e errët anashm, dhe ju duhet të veproni në mënyrë të ngjashme me lëkurën tuaj. Mbani bronzerin dhe konturin në perimetrin e jashtëm të fytyrës për efekt natyral. Unë aplikoj një bazë të tejdukshme dhe të lehtë dhe pastaj mbuloj zona të caktuara me korrektorë, por mos teproni me bazë grimi pasiqë nuk ka nevojë të aplikoni atë në tërë fytyrën. ”

Përzini dhe përshtatni mjetet

“Unë përdor kombinim të brushave, një sfungjer bukurie si dhe gishtërinjtë. Përdor sfungjerët për bazë si dhe një brushë nga Marc Jacobs. Gjithnjë ju them klientëve: rrëshqisni për tejdukshmëri si dhe shtypni për mbulim”. Kjo nënkupton që nëse përdorni lëvizje na njëra anë në tjetrën, ju do arrini një përfundim të tejdukshëm. Nëse ju përdorni presion, ju arrini densitet. Pra nëse po kërkoni një mbulim të vërtetë, përdorni presion dhe jo rrëshqitje.”

 

Shtresoni

“Unë përdor një theksues vaji ose kremoz dhe pastaj mbi të një në formë pudre, ose ajo do të shkrihet. Pudra nuk duhet të vendoset gjithkund, Unë shpesh përdor një brushë për hije të syve për të aplikuar pudrën, aq preciz ju duhet të jeni, ajo nuk duhet të vendoset gjithkund. Mollëzat dhe balli mund të qëndrojnë me shkëlqim. Nuk më pengon pak shkëlqim. Por kur aplikoj pamjen time të veçant, unë shpenzoj më shumë kohë në produkte për kujdesin e lëkurës dhe në arritjen e një lëkure të njomë, sa që kur theksuesi aplikohet në lëkurë, ajo vetëm e thithë atë.”

 

Burimi: vogue.co.uk

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!