Arti për thonj ka marr hov viteve të fundit, dhe Yankee—lista e klientëve të saj yje që përfshin Pink, Katy Perry dhe Giada DeLaurentis—është një hap përpara të tjerave.
Ku jetoni dhe sa vjeçe jeni? Unë jetoj në Long Island dhe jam 51 vjeçe (por ndjehem sikur jam 30!)
A keni patur nevojë të merrni pjesë në trajnime formale për tu bërë artiste e thonjve? Nevojitet trajnim formal për tu bërë teknike e thonjve. Çdo shtet (përpos Connecticut) kërkon licencë për të punuar në këtë fushë. Për sa i takon kësaj lëmie, kam mësuar nga një teknike e thonjve e cila më ka frymëzuar që të kyçem në biznes dhe poashtu të marr pjesë në disa ligjerata përgjatë viteve të kaluara. Më duhet ta theksoj që unë poashtu kam talent të dhuruar nga Zoti sa i përket artit!
Çka duhet të arrini për tu bërë artiste e madhe e thonjve? KURRË mos u ndalni së mësuari dhe së përmirësuari!! Ka raste kur edhe unë ndjehem e dekurajuar kur shoh artistë të ri të talentuar thonjsh që inkurajohen. Në vend të jetesës në këtë shtet, sidoqoftë, unë e sfidoj veten dhe rikrijoj atë që e kanë bërë atë, madje duke përmirësuar dizajnin e tyre. Kërkoni frymëzimin në çkado që ju shihni dhe siç më thotë edhe klientla ime e preferuar, Rachael Ray, BESO NË VETEN!!!
A jeni e vetëpunësuar? Po, unë punoj për veten time. Kam poashtu në pronësi një sallon (në Long Island), punoj si konsulente e industrisë si dhe jam e ngazhuar si kujdestare në Testin për Specializim Thonjsh për shtetin e New Yorkut. Jam gjithashtu në fazën përgatitore të lancimit të linjës sime të produkteve.
Sa para fitoni? Të ardhurat e mia variojnë nga $80,000 deri tek $100,000 për vit.
Cila është pjesa që më së shumti të pëlqen tek puna e juaj? E DASHUROJ që çdo ditë është ndryshe, që secili set i duarve është një sfidë e re dhe një paletë e re për të krijuar një punë të mahnitshme artistike. Poashtu më pëlqen që arrij ta bëjë një femër të ndihet mirë me veten e saj si dhe t'ja rris vetbesimin vetëm duke ia bërë thonjt të duken vërtetë të bukura.
Cila është pjesa më e keqe e punës suaj? Mungesa e vetë-shkaktuar e vetëbesimit. Unë gjithmonë dua ta bëjë më mirë.
A do ta rekomandoni këtë linjë të punës tek të tjerët? 100% PO!!! Është një linjë e mahnitshme e punës! Aq kënaqësi të sjellë sa që ju bën kreativ dhe ju bën pak a shumë vet punën. Ka funksionuar aq mirë puna si një nënë e pamartuar. Mund ta bëja orarin tim dhe kështu të mund të përkujdesen për djalin tim. Poashtu më ka mundësuar që ta rris vet dhe poashtu ta dërgoj në një shkollë private. Plus sasia e parave që fiton e tëra varet nga ju.
Kur i kushtoni 100% energji kësaj zejeje, shumë dyer dhe mundësi hapen nga të cilat mund të përfitoni.
Burimi: business.time.com