Aksesorët për flokë, kapelat janë disa nga emrat e zbukurimeve që ne kemi dëshirë t'i dekorojmë krifat tona, dhe ata sigurisht që kanë bërë kthesë sivjet. Kate Middleton, dukesha e Kembrixhit, e ka meritën për kthimin e popullaritetit të tyre (ajo kishte kërkuar nga secili musafir i dasmës së saj që të ketë një me vete në kokë), dhe tradicionalisht ato vishen në gara. Por nëse nuk jeni e gatshme për ta tërhequr këtë shpikje me pupla (si punë mjeshtrore nga kapelashitësi londinez, Philip Treacy), ju mund të provoni diçka më të vogël në ndejën tuaj të ardhshme. Ne kemi biseduar me stilistin e flokëve nga New York dhe njëherit konsulenti kreativ i Redken Guido Palau për disa këshilla se si çdo vajzë mund të mbajë aksesorë për flokë.
Dekoruesi me pupla
Kate Middleton (e cila njihet si dukesha e Kembrixhit) e preferon shumë mbajtjen e dekorimit me pupla në dasma apo në ngjarje të veçanta. Ajo madje kishte veshur një panje e frymëzuar nga gjethet përderisa ishte me pushime në Kanada këtë vit! "Katerina me të vërtetë i ka risjellur aksesorët për flokë përsëri në modë," thotë Guido. "Shumë mirë për të!"
Tiara shkëndijë
"Aksesorët për flokë janë me të vërtetë mënyrë e lehtë për të personalizuar flokët tuaja," thotë Guido. "Ato nuk kanë as pse të jenë të shtrejta. Ne kemi përdorur me të vërtetë tiara diamanti në shfaqjen e Louis Vuitton, por ju mund të gjeni diçka të ngjajshme për një çmim më të lirë që duket fantastike. Është një mënyrë që të tregoni se ju e keni bërë një përpjekje."
Krjimi DIY
"Pse to mos e provoni aksesorin për flokë DIY?" pyet Guido. "Krjimi i diçkaje vet nuk është e shtrejt dhe mund të duken të bukura si pjesët e detajuara. Bukuria nuk do të duhej të ishte rreth parave."
Shtoni një lule
Sarah Jessica Parker e adhuron mbajtjen e aksesorëve që kanë madhësi më të madhe dhe ky material i lules është përshtatje e përkryer për fustanin e saj të shkëlqyeshëm Halston. "Një lule është një njësi klasike që të shtoni dhe nuk duket se jeni duke provuar aq shumë," thotë Guido.
Burimi: beautylish.com