A shkakton kafshimi i thonjve ndonjë dëmtim afatgjatë?

Edhe pse jo sanitare, kafshimi kronik i thonjve (onychophagia) nuk ka gjasë që të shkaktoj ndonjë dëmtim afatgjatë të thonjve.

Thonjt janë të formuara brenda shtratit të thoit – vetëm përmbrenda ku kutikulat në formë U-je fillojnë. Për aq sa shtrati i thoit mbetet i palëvizshëm, kafshimi i tij nuk ka gjasë që të pengoj rritjen e thoit. Në fakt, disa hulumtime sugjerojnë që kafshimi i thonjve mund poashtu të promovoj rritje të shpejt të thoit.

Sidoqoftë, kafshimi i thonjve nuk është se nuk paraqet rrezik. Për shembull, kafshimi i thonjve mund të:

  • Dëmtoj lëkurën përreth thoit, duke shtuar kështu rrezikun e infeksionit
  • Shtoj rrezikun e ftohjes dhe infeksioneve të tjera duke shpërndarë mikrobet nga gishtat tuaja në gojën tuaj
  • Dëmtoj dhëmbët tuaj

Nëse jeni të shqetësuar rreth kafshimit të thonjve, konsultoni mjekun apo dentistin tuaj. Për të ndalur së kafshuari thonjt, ai ose ajo mund të sugjeroj:

  • Shmang’jen e faktorëve që shkaktojnë kafshime të thonjve, siç është mbistimulimi
  • Ndërmarrjen e hapave të shëndoshë, siç janë të qenurit aktiv, për të menaxhuar stresin dhe ankthin
  • Mbajtjen e thonjve tuaj të prera në mënyrë të duhur
  • Mbajtjen e duarve apo gojës të zënë me aktivitete alternative, siç janë luajtja me instrumente muzikore apo përtytpje të çamçakëzit
  • Aplikimin e një llaku me shije të hidhur tek thonjt për të dekurajuar kafshimin

Në disa raste, trajtimi me terapi të sjelljes mund të jetë e nevojshme.

 

Burimi: mayoclinic.org

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!