Shikoni thonjtë tuaja, a janë të forta dhe a duken të shëndetshme? A po vëreni vija, çarje dhe ngjyra të pazakonshme? Shumë gjendje të pa lakmueshme të thonjve mund të shmangen nëse kujdeseni në mënyrë të duhur për ato.
Çka është normale dhe çka jo?
Thonjtë tuaj, të përbërë nga shtresa të petëzuara të proteinit të quajtur keratinë - rriten nga zona e bazës së thoit nën kutikulë. Thonjtë e shëndetshëm janë të lëmuar pa plasaritje. Ato janë të njejta dhe pa njolla dhe çngjyrësim.
Ndonjëher thonjtë zhvillojnë disa vija vertikale që fillojnë nga kutikulet e deri tek maja e thoit. Vijat vertikale bëhen më të thella me moshë. Thonjtë gjithashtu mund të zhvillojnë linja të bardha ose njolla që ndodhin përshkak të traumave, por këto zakonisht humbin me rritjen e thoit.
Jo të gjitha gjendjet e thonjve janë normale. Konsultoni mjekun ose dermatologun nëse vëreni këto shenja:
- Ndryshime në ngjyrë, si çngjyrësim të thoit në tërësi ose një vijë të errët nën thua.
- Ndryshim në formë të thoit
- Dobësim ose fortësim të thoit
- Ndarje e thoit nga lëkura përreth
- Gjakosje përreth thonjve
- Enjtje ose dhimbje rreth thonjve
Si të kujdeseni për thonjtë:
Çfarë duhet të bëni:
- Mbani thonjtë të thatë dhe të pastër: kjo parandalon që të mos rriten bakteret nën thonj. Përdorni doreza gjatë punës me ujë dhe produkte të vrazhda për thonjtë, pasi që thoi dobësohet kur është në kontakt me ujin.
- Praktikoni një higjienë të mirë të thonjve: përdorni gërshtërë të mprehta manikyri ose prerëse. Shkurtoni thonjtë drejtë dhe pastaj rreth skajeve shkurtoni në formë të rrumbullaktë.
- Përdorni hidratues: kur ju përdorni losion duarsh, fërkoni losionin në thonj dhe kutikule gjithashtu.
- Aplikoni një shtresë mbrojtëse: Aplikimi i një forcuesi të thonjve mund të forcojë thonjtë tuaj.
- Pyesni mjekun për biotinë: disa hulumtime sugjerojhnë që suplementi ushqyes Biotina mund të ndihmojë në fortësimin e thonjve të dobët.
Çfarë nuk duhet të bëni:
Për të parandaluar dëmtimin e thonjve mos:
- Kafshoni thonjtë ose kutikulet: kjo shprehi mund të dëmtojë shtratin e thoit. Madje edhe një prerje e vogël në thua mund të lejojë që të depërtojnë bakteret në thua dhe të shkaktojnë infeksion.
- Tërheqni mishin rreth thonjve: me këtë ju mund të tërheqni ndonjë ind të gjall, në vend të kësaj më së miri është të preni ato me prerëse.
- Përdorni produkte të ashpra: kufizoni përdorimin e pastruesit të llakut. Kur përdorni pastruesin e llakut, zgjedhni një formulë pa aceton.
Nëse ju zgjedhni manikyr dhe pedikyr për pamje të shëndetshme të thonjve, mos harroni disa gjëra. Zgjedhni një salon që posedon licencë dhe që punon me teknik të cilët vet posedojnë licencë pune. Mos largoni kutikulet, kjo mund të shkaktojë infeksion. Sigurohuni që tekniku ka sterilizuar të gjitha mjetet para se të fillojë me procesin për ju, në mënyrë që të parandaloni ndonjë infeksion.
E lehtë është moskujdesi i duhur për thonjtë, por nëse ju ndërmerrni masa për mirëmbajtjen e tyre, ju do të arrini thonj të fortë dhe të shëndetshëm.
Burimi: renuuaesthetics.com