Çka mund të bëni
Poret janë vrima të vogla në lëkurë që lirojnë yndyrë dhe djerrsë. Ato janë poashtu të ndërlidhura me gjëndrat e flokëve.
Nëse poret tuaja duken të mëdha, mund të jenë ashtu për shkak të:
- akneve
- rritjes së prodhimit të sebumit, e cili shkakton lëkurë të yndyrosur
- dëmtimit nga rrezet e diellit
- grimit jokomedonik
Edhe pse ju nuk mund të ndryshoni madhësinë e poreve tuaja, teknikat e shtëpisë mund të ndihmojnë në minimizimin e dukjes së tyre. Ja se si:
1. Vlerësoni produktet për përkujdesje ndaj lëkurës
Mund të jetë koha që të ndryshoni produktet për përkujdesje ndaj lëkurës që ju përdorni në baza ditore.
Nëse jeni duke përdorur produkte të dizajnuara për të pastruar sebumin e tepërt dhe aknet, ju ka gjasa që jeni duke punuar kundër vetvetes. Përdorimi për një periudhë të shkurtër kohore është në rregull, por ato mund të irritojnë lëkurën tuaj në aspketin afat-gjatë.
Këto produkte përmbajnë përbërës aktiv siç janë acidi salicilik për të hequr shtresat e sipërme të lëkurës suaj. Kjo prodhon një efekt tharës, duke i bërë kështu poret të duken më të vogla. Por nëse lëkura e juaj bëhet shumë e tharë, gjëndrat sebakoze e shtojnë prodhimin e sebumit për të plotësuar humbjen nga hidratimi. Kjo ndikon që të keni përsëri lëkurë të yndyrshme.
Për të shmangur këtë situatë, përdorni vetëm këtë lloj produktesh një herë në disa javë:
- astringjenët
- krema fytyre për pastrime të thella
- maska të bazuara në vaj
Gjithashtu, sigurohuni se të gjitha produktet janë jo-komedogjenike. Kjo nënkupton që ato janë të bazuara në ujë. Produktet komedogjenike, të bazuara në vaj janë posaçërisht të pakufizuara nëse keni lëkurë të yndyrosur.
2. Pastroni fytyrën tuaj
Llojet më të mira të pastruesve largojnë ndyrësitë dhe yndyrat e tepërta pa i hequr lëngjet e lëkurës plotësisht. Për poret e mëdha të ndërlidhura me lëkurën e yndyrshme, kërkoni pastrues me bazë gelli. Lëkura normale dhe e tharë mund të përfitoj nga pastruesit kremoz.
Pa marr parasysh se çfarë lloji të lëkurës keni, shmangni pastruesit që përmbajnë sapun apo agjent të tjerë pastrues. Këto mund t'i bëjnë poret të duken më të mëdha.
Disa nga pastruesit e mëposhtëm që ia vlen të provohen:
- Cetaphil
- Gelli pastrues special dermalogica
- Dr. Brandt Pores No More Cleanser
Vini re: Janë disa pretendime të bëra në internet rreth alkalinitetit të Cetafilit, por nuk ka një studim shkencor që ka arritur të vërtetoj atë nëse kjo shkakton probleme. pH e Cetafilit (6.5) ka fund shumë të ulët të alkalinitetit dhe gati afër asaj të vargut normal të lëkurës (4.5 deri 6.2). Shumica e sapunëve ja shumë më shumë alkaline se kjo.
Por edhe pastruesit më të mirë nuk do të sjellin dobi nëse ato nuk përdoren në mënyrë të duhur. Sigurohuni që:
- Të lagni fytyrën me ujë të ngrohtë (as të nxehtë, as të ftohtë).
- Të masazhoni pastruesin e rretheve rreth fytyrës dhe qafes suaj për së paku 30 deri në 60 sekonda.
- Shpëlani mirë dhe thajeni lëkurën. (Pa fërkim!)
Përsëritni këtë proces çdo mëngjes dhe mbrëmje për të balancuar lëkurën tuaj si dhe për t'i mbajtur poret në gjendje të mirë shëndetësore.
3. Shtresoni me AHA apo BHA
Akademia Amerikane e Dermatologjisë rekomandon shtresimin vetëm deri në dy herë në javë. Shtresimi ndihmon në heqjen e thekimit të tepërt që mund të mbyll poret tuaja pa e tërhequr shumë lëkurën. Nëse keni momentalisht shpërthime të akneve, tejkaloni sesionin e shtresimeve për të shmangur irritimin e puçrrave.
Nëse mundeni, shmangni shtresuesit ose me (AHA) ose me (BHA). BHA poashtu njihen si acide salicilike dhe nuk duhet të përdoren nëse jeni alergjik në aspirin. Edhe pse që të dy përbërësit mund të maksimizojnë përfitimet tuaja shtresuese, BHA mund poashtu të penetrohet thellë në pore për të trajtuar aknet.
Disa nga opcionet e popullarizuara përfshijnë:
4. Për një hidratim të balancuar
Njëra nga gabimet më të zakonshme që njerëzit me lëkurë të yndyrshme bëjnë është shmangja e hidratuesit nga frika se mund të shtoj edhe më shumë yndyrë në fytyrat e tyre. Produktet hidratuese në të vërtetë ndihmojnë që sebumi i juaj natyral të penetrohet thellë në shtresat e lëkurës suaj. Kjo jo vetëm se e ulë dukjen e yndyrës, por poashtu ndihmon në kondicionimin efektiv të lëkurës. Pa të, lëkura e juaj mund të prodhoj edhe më shumë yndyrë.
Kur vie puna tek poret e mëdha, çelsi është të zgjedhni një hidratues të lehtë të bazuar në ujë. Merrni parasysh opcionet e mëposhtme:
- Dermalogica Active Moist
- Murad Balancing Moisturizer
- Proactiv Green Tea Moisturizer
- Olay Satin Finish Moisturizer
5. Përdorni një mask argjileje
Maskat e argjiles ndihmojnë në heqjen e yndyrës, ndyrësirave dhe të lëkurës së vdekur thellë brenda poreve për t'i bërë ato të duken më të vogla. Ju mund të përdorni këto një herë apo dy brenda javës, por jo në ditët e njejta kur i shtresoni. Shtresimi dhe përdorimi i maskës prej argjileje në të njejtën ditë mund të jetë e vështirë në lëkurën tuaj dhe shton rrezikun e irritimit.
Kontrolloni disa nga maskat e mëposhtme argjileje:
- Dermalogica Sebum Clearing Masque
- Garnier SkinActive Clean and Pore Purifying Clay Cleanser Mask
- Murad Pore Extractor Pomegranate Mask
6. Përdorni çdo ditë krem për mbrojtje nga dielli
Kremi për mbrojtje nga dielli është një produkt që duhet ta ketë secili, prandaj mos lejoni që lëkura e yndyrshme t'ju mbaj në gjendje stagnimi. Dëmtimi nga dielli jo vetëm se shton rrezikun jetë-gjatë ndaj kancerit dhe rrudhave, por mund poashtu të thajë lëkurën tuaj dhe t'i bëjë poret të duken më të mëdha.
Përdorni një produkt me SPF për të paktën 30. Ju duhet të aplikoni atë të paktën 15 minuta para së të jini jashtë. Ju mund poashtu të zgjedhni hidratues dhe bazë që përmban SPF tek ato. Provoni produktet të mëposhtme:
- Cetaphil DermaControl Moisturizer SPF 30
- Dermalogica Oil Free Matte Broad Spectrum SPF 30
- Murad Face Defense SPF 50
7. Mos flini e grimosur
Fjetja duke qenë e grimosur është shkatërruese për lëkurën tuaj. Kur lini fytyrën të grimosur gjatë fjetjes, kozmetika kombinohet me ndyrësira dhe bakteriet që mbesin mund të mbyllin poret tuaja. Kjo mund t'i bëjë ato të duken më të mëdha të nesërmen kur të zgjoheni nga gjumi.
Kjo është arsyeja se pse është me rëndësi që të pastroni fytyrën nga grimi gjatë natës, pa marr parasysh se sa e lodhur jeni apo se sa vonë keni shkuar në shtëpi. Për një dobi të shtuar, ju mund të përdorni poashtu produkt që e heqë grimin para se ta pastroni, siç është Dermalogica PreCleanse.
8. Qëndroni të hidratuar
Përpos përdorimit të produkteve të duhura, uji i mirë i modës së vjetër mund poashtu t'ju ndihmoj poreve dhe në përgjithësi shëndetit të lëkurës suaj. Më specifikisht, uji ndihmon në:
- hidratimin e brendshëm të lëkurës
- heqjen e toksinave nga poret
- përmirësimin e tenit të fytyrës
Një rregull e pashkruar thotë se qëllimi duhet të jetë që të konsumohen së paku tetë gota me ujë apo me lëng çdo ditë. Nëse uji i thjesht nuk është që e preferoni aq shumë, provoni të shtoni aromë me limon, kastravec apo manaferra.
Vizitoni specialistin e lëkurës
Nëse ndryshimet e rutinës dhe stilit tuaj të jetesës nuk janë duke ndikuar në poret e zmadhuara, trajtimet profesionale mund të jenë të dobishme. Specialisti i lëkurës mund të rekomandoj disa procedura për të ndihmuar me poret e zmadhuara, siç janë mikroedilimi dhe trajtimet me lazer.
Nëse aknet janë kontribues tek poret tuaja të mëdha, specialisti i përkujdesjes ndaj lëkurës mund të përshkruan antibiotik apo retinoid për të ndihmuar në pastrimin e lëkurës suaj. Sigurohuni që të pyesni doktorin rreth përdorimit të trajtuesve për akne të kombinuara me ato profesionale, për të shmangur çfardo reaksioni.
Burimi: healthline.com