Mund të mendoni se ngjyrat pastel janë më shumë për pranverën, por padyshim që një dizajn argëtues i thonjve pastel mund të duket shumë bukur edhe në verë ose në çdo stinë tjetër. Shikoni këto ide dizajni me ngjyra pastel që janë perfekte për t'ju frymëzuar për vizitën tuaj të ardhshme në sallon.
Maja me zemra
Shtimi i një dizajni dhe një hije pastel në majën e thonjëve do t'u japë një pamje të këndshme. Ne na pëqen kjo mini zemër me maja pastel shumëngjyrëshe, por ju mund të shtoni çdo simbol të vogël, si një lule ose yll, për të gjallëruar pamjen tuaj.
Pastele suplementare
Nëse ju pëlqen një manikyr më i thjeshtë ose preferoni të bëni thonjtë tuaj në shtëpi, ky look është zgjedhja e përsosur pastel. Thjesht zgjidhni dy nga nuancat tuaja të preferuara pastel që plotësojnë njëra-tjetrën dhe aplikoni ngjyrat njëra pas tjetrës për çdo thua.
Kivi me luleshtrydhe
Thjesht merrni nuancat rozë dhe jeshile pastel dhe aplikojeni në thonjtë tuaj, ose mund të krijoni një dizajn argëtues, si ky art abstrakt i thonjve, për të krijuar një manikyr të frymëzuar nga frutat.
Thonj me rrotullim pastel
Të kesh thonj nude me ngjyra pastel është një mënyrë e shkëlqyeshme për t'u lehtësuar në këtë trend. Përdorni një ngjyrë bazë që është e ngjashme me ngjyrën e lëkurës suaj dhe shtoni ngjyrat tuaja të preferuara pastel si një dizajn rrotullues mbi nuancën nude.
Ombre pastel
Nëse jeni të lodhur nga dizajni i zakonshëm French, provoni një pamje të thonjve me ngjyra të përziera ombre. Zgjidhni tre nuancat tuaja të preferuara pastel, duke i aplikuar në thonj në seksione individuale. Më pas, merrni një brushë për thonj për të aplikuar ngjyrat, duke krijuar një përzierje shumëngjyrëshe. Përfundojeni me një Top Coat.
Pastel që bijen në sy
Nëse ngjyrat e lehta janë për ju, kjo pamje mund të funksionojë shumë mirë, zhytni gishtat në ujërat pastel. Lyejini thonjtë me një ngjyrë të ndezur sipas dëshirës tuaj, më pas theksoni dizajnin pastel në secilën dorë për një pamje delikate, por në trend.
Pastel 3D
Dekalet me artin 3D të thonjve kanë qenë në të gjitha rrjetet tona sociale këtë vit, kështu që ky look është i përshtatshëm për një manikyr modern. Mund të kërkoni nga teknikja e thonjëve tuaj për dizajne argëtuese 3D pastel sipas zgjedhjes suaj.
Thonj mermeri
Një dizajn mermeri pastel është i përsosur nëse jeni duke kërkuar për diçka të stilit të lartë dhe të nënvlerësuar. Mund të zgjidhni nga ngjyra të ndryshme pastel si bazë, ose të përdorni një manikyr jo të bardhë për dizajnin e mermerit.
Burimi: Lorealparisusa.com