Rutina e duhur të kujdesit për flokët bën ndryshimin në mbajtjen e një koke plot me flokë të shëndetshëm dhe lajmi i mirë është se nuk është e vështirë të siguroheni që flokët të duken dhe të ndihen më mirë. Vazhdoni të lexoni për këshillat më të mira të kujdesit të flokëve për meshkuj për t'ju ndihmuar të arrini qëllimet tuaja për flokët.
- Mos përdorni produkte dy-në-një
Shanset janë që ju keni parë produkte që mburren me aftësitë e tyre 2-në-1 (ose 3-në-1). Ndonëse mund të duket si një ide e shkëlqyeshme për të pasur një shampo, balsam dhe larës trupi të gjitha në një produkt të përshtatshëm, mbani mend atë që ju kanë thënë kur ishit më të rinj: nëse duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë, ndoshta është.
- Thani flokët me kujdes
Kur është koha për të tharë flokët, mund të tundoheni të kapni peshqirin, t'i fshini dhe të përfundoni me kaq. Megjithatë, fërkimi i ashpër mund të shkaktojë thyerje të flokëve. Në vend të kësaj, thajini flokët butësisht për të shmangur dëmtime. Nëse keni kaçurrela, thani flokët me një peshqir mikrofibër ose bluzë pambuku pasi ky material është ultra i butë dhe nuk do të prishë teksturën e flokëve ose nuk do të shkaktojë kërcitje.
- Zgjidhni kapele të lirshme
Në të njëjtën mënyrë, si fërkimi i një peshqiri në flokë që mund të shkaktojë thyerje, mbajtja e kapelave të ngushta, knap, shumë shpesh mund të dëmtojë flokët tuaja. Përpiquni të mos përdorni shpesh kapele, mirëpo kur ta përdorni, zgjidhni një stil të lirshëm në vend të një stili që është i ngushtë në kokë.
- Mos e teproni me produktet e stilimit
Pak është shumë me produktet për stilimin e flokëve, prandaj mbajeni përdorimin në minimum. Shumë produkt mund të grumbullohet në flokë me kalimin e kohës, duke i bërë ato të rëndohen dhe të duken të sheshta.
- Kufizoni përdorimin e pajisjeve të nxehta
Nxehtësia e tepërt mund të dëmtojë flokët. Edhe nëse nuk përdorni figaro apo drejtuese për flokë, vetëm tharësja e flokëve rrezikon t'i dëmtoj ato. Përpiquni të mbani në minimum përdorimin e pajisjeve të nxehta, dhe kur t'i përdorni, sigurohuni që të aplikoni paraprakisht një mbrojtës ndaj nxehtësisë dhe jini të kujdesshëm me vendosjen e temperaturës.
- Prisni flokët rregullisht
Pavarësisht gjatësisë së flokëve tuaj, është e rëndësishme të bëni prerje të rregullta. Kjo do të ndihmojë në heqjen e çdo maje të dëmtuar dhe do të lejojë që flokët të duken dhe të ndjehen më së miri.
- Mos e harroni kujdesin për mjekrën
Mjekra gjithashtu kërkon kujdes të duhur. Ashtu siç duhet të lani flokët, është e rëndësishme të mbani mjekrën të pastër (veçanërisht nëse përdorni ndonjë produkt stilimi për të). Në vend që të përdorni shampo dhe balsam, merrni një larës të fytyrës dhe aplikojeni atë para një vaji për mjekër ose hidratuesi.
Burimi: Lorealparisusa.com