6 stile të thjeshta të flokëve mbrojtëse për flokë natyrale...

Koha për të mësuar se si t’i bëni gërshetat tuaja ka ardhur.

A është fraza “stili i thjesht i flokëve” një oksimoron? Mund të ndjehet ashtu nganjëherë — posaçërisht nëse jeni duke tentuar një të tillë në video-ligjeratë në Youtube. Çka mund të duket e lehtë dhe e kuptueshme në teori mund të krijoj ndjesinë e mësimdhënies së peshkut duke e ngasur bicikletën në praktikë. Dhe gjërat mund të bëhen posaçërisht të ngatërruara nëse jeni duke provuar një stil mbrojtës në flokët e çuditshme, kaqurrele apo me dredha.

Stilet mbrojtëse për flokë duhet të duken të mira dhe të bëhen në mënyrë të tillë që të jenë të qëndrueshme, e cila mund të jetë deri diku shkurajuese për njerëzit. Por kjo nuk do të thotë që është e pamundshme për tu bërë, edhe nëse nuk janë saktësisht Nikki Nelms me aftësitë për flokë. Qoftë nëse jeni duke kërkuar që të keni stil të bukur të shtypur të përdredhur, të përdredhur jumbo apo çkado tjetër në mes, ne i kemi gjetur 6 ligjeratat më të mira në Youtube për stile flokësh të thjeshta dhe mbrojtëse që mund ta bëjë çdokush, posaçërisht nëse jeni në shtëpi dhe nëse keni pakëz kohë për duart e tuaja.

1. Stili i përdredhur i shtypur

Stilet e flokëve të përdredhura të shtypura janë të gjithanshme dhe të lehta që mund të bëhen në shtëpi dhe blogeri i Youtube përdorë një produkt (gell) për të krijuar jo një, jo dy, por tri pamje të përdredhura, duke përfshirë një kurorë halo që ajo e stolis me kapje ari.

2. Krehje 10-minutëshe

I keni 10 minuta? Krijoni këtë lloj krehjeje të lehtë natyrale në atë kohë. E tëra që ju duhet është diçka e vogël për hidratim, krehër dhe disa kapëse për të arritur këtë stil për flokë që duket vetëm e ndërlikuar.

3. Një pony i gjatë dhe përdredhje të sheshtë

Nëse veq nuk e keni një, vetëm dijeni që stili me tel tërheqës ponytails është një domosdoshmëri absolute për fshehjen tuaj të bukurisë. Këtu, përdoret për të shtuar një pamje me të vërtetë të bukur. Flokët janë të parat të përdredhura të sheshta përreth kokës dhe pastaj të grumbulluara prapa, para së të mbështjellën lartë në stil ponytail. Është e lehtë për tu arritur, dhe çka është me e rëndësishme, është një justifikim për të bërë këtë stil pony.

4. Shishka, lepurushe dhe të bukura

Nëse jeni duke ndenjur kot në shtëpi, duke u hamendësuar nëse duhet t’i bëni flokët me shishka, kaq lartë, të rrëshqitura poshtë, është një mënyrë madhështore për të testuar ujërat. Largoni gërshërët, sepse nuk ju duhen…kjo është derisa jeni gati për tu përkushtuar plotësisht.

5. Lidhjet e dyfishta prapa të flokëve

Ne na pëlqen një pamje me flokë të kapura, posaçërisht kur është një çikëz ekstra. Ky model i elaboruar i stilit arrihet duke i përdredhur flokët në seksione, pastaj duke i kryqëzuar përdredhjet përmbi njëra-tjetrën para se t’i mbledhë ato në dy ponytail.

6. Përdredhjet Jumbo

Ulja në karrigë për orë të tëra duke i përdredhur flokët apo duke i bërë ato në stilin box braids mund të jetë punë e lodhshme. Në më pak se dy orë, ju mund t’i keni flokët e gjata, të përdredhura me këtë video-ligjeratë të thjesht dhe të lehtë. Vetëm sigurohuni që të keni apo të keni flokë gërshetash në duar.

 

Burimi: allure.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!