6 këshilla për riparimin e flokëve të stër-përpunuara

Midis thyerjeve të pafundme, njollave të thata në skalp dhe majave të çara, flokët e stër-përpunuar mund të jenë shumë të mundimshme për t'u përballur. Por, ndërsa dikur besohej se duhet të filloni me një prerje të madhe pas përpunimit të tepërt të flokëve, në fakt ka disa mënyra për të ringjallur ato pa marrë gërshërët. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të trajtoni flokët tuaj të dëmtuar në mënyrë që të rritni flokë të shëndetshëm dhe me shkëlqim.

Çfarë shkakton flokët e stër-përpunuara?

Së pari, le të flasim për mënyrën se si flokët tuaj arritën në këtë gjendje. Edhe pse shumë njerëz besojnë se fajtori kryesor për flokët e stër-përpunuar është zbardhja, në fakt ka edhe shumë mënyra tjera për të përfunduar me flokë të dëmtuar.

Po, zbardhja është një nga shkaqet, por flokët e stër-përpunuar shkaktohen gjithashtu nga përdorimi i gabuar i disa tretmaneve të flokëve, minivallit dhe mjeteve për stilim me nxehtësisë, qoftë nga ju ose një stilist profesionist. Nga lënia e kimikateve më shumë se koha e rekomanduar deri te përdorimi i tepërt i mjeteve të nxehta për stilim pa një mbrojtës të mirë ndaj nxehtësisë, ka shumë mënyra se si flokët tuaj mund të përfundojnë të dëmtuara.

6 këshilla për riparimin e flokëve

Nëse jeni gati t'i ktheni flokët tuaj në formë të shkëlqyer, keni ardhur në vendin e duhur. Më poshtë, do të ndajmë gjashtë këshilla që mund t'i shtoni në rutinën tuaj të kujdesit të flokëve për të filluar procesin e ringjalljes së tyre.

  1. Përdorni një trajtim proteinash

Asnjëherë nuk mund të gaboni me shtimin e një trajtimi proteinash në rutinën tuaj të kujdesit të flokëve, veçanërisht kur flokët tuaj kanë nevojë për t'u rikuperuar. Nëse flokët tuaj kanë humbur elasticitetin dhe shkëlqimin, një trajtim me proteina mund të ndihmojë.

  1. Provoni një maskë flokësh për flokë të dëmtuar

Një mënyrë tjetër e shkëlqyer për të ndihmuar në rikthimin ringjalljen e flokëve të përpunuar është me një maskë për flokë të dëmtuar.

  1. Reduktoni trajtimet me nxehtësi dhe me kimikate

Përdorimi i rregullt i mjeteve të nxehta mund t'i përkeqësoj flokët tuaja. Në vend që të përdorni tharësen ose drejtuesen çdo ditë, reduktoni përdorimin e tyre vetëm një herë në javë.

Ndërsa ky është vetëm një hap i vogël në betejën e menaxhimit të flokëve të dëmtuar, kjo mund të bëjë një ndryshim të madh. Dhe nëse stiloni flokët tuaj me nxehtësi, mos harroni të përdorni gjithmonë një mbrojtës ndaj nxehtësisë, për të qetësuar elektricitetin dhe për një shkëlqim më të madh.

Përveç ndërprerjes së nxehtësisë, është gjithashtu një ide e mirë t'i jepni flokëve tuaj një pushim nga trajtimet kimike dhe lyerja e flokëve.

  1. Zgjedhni vajin e kokosit

Pasi të kuptoni se keni flokë të përpunuar shumë, qëllimi është të parandaloni ndonjë dëmtim i mëtejshëm. Shtoni një produkt për kujdesin e flokëve me vaj kokosi, në rutinën tuaj të përditshme për të ndihmuar në rehabilitimin e flokëve tuaj.

  1. Përdorni një shampo dhe kondicioner ushqyes

Nuk ka dyshim se flokët e përpunuar shumë kanë nevojë për të kujdes maksimal. Pse të mos provoni një shampo dhe balsam ushqyes? Në fund të fundit, asgjë nuk e kalon një sistem që është formuluar për të izoluar lagështinë dhe për të përmirësuar pamjen dhe ndjesinë e përgjithshme të flokëve tuaj.

  1. Prisni flokët

Nëse zbuloni se flokët tuaj janë të dëmtuar nuk kanë kthim prapa, mund të dëshironi t'i shkurtoni flokët. Vetëm mendimi për një prerje të madhe mund të jetë i dhimbshëm nëse jeni shumë të lidhura me gjatësinë tuaj, por është shumë më mirë sesa të mbaheni pas fijeve të dëmtuara. Mendoni për këtë si një mundësi për të eksperimentuar me modele të ndryshme flokësh me gjatësi të shkurtër apo të mesme për një pamje të re.

Burimi: Lorealparisusa.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!