Po mendoni se si të kaloni kohën e lirë kur jeni të gatshëm të bëni një pushim të shkurtër nga studimet në fakulltet, përkatësisht nga puna e juaj e shkrimit të një punimi seminarik? Të jesh student është në të vërtetë kënaqësi edhe pse mund të ndjehesh i mbingarkuar me studimet e natës vonë para provimeve ose plotësimit të punimeve të shumta. Risitë e teknologjisë arsimore e bëjnë jetën e studentëve më të lehtë pasi mund të keni qasje në burimet në internet për të bërë hulumtime ose për të marrë ndihmë për formatimin e letrës. Kështu që gjithmonë mund të gjeni pak kohë për t'u çlodhur, për të dëgjuar muzikë ose për të lexuar diçka për argëtim. Dhe çfarë mund të jetë më mirë sesa të lexoni disa fakte të rastit për bukurinë dhe kozmetikën? Këtu është një listë e fakteve magjepsëse për grimin dhe kozmetikën që mund të mos i keni ditur.
- Fjala "kozmetikë" ka origjinë greke. Rrjedhë nga fjala "kosmos" që do të thotë të zbukurohesh ose të organizosh. Emri i revista së popullarizuar Cosmopolitan gjithashtu është i bazuar në këtë fjalë.
- Kozmetika ishte një pjesë integrale e shëndetit dhe higjienës në Egjiptin e lashtë. Egjiptianët e lashtë përdorën pilula dhe kremëra për të mbrojtur lëkurën e tyre kundër erës së thatë dhe diellit. Vajrat natyral ishin përbërës bazë për parfumet që përdoren gjithashtu në ritualet fetare.
- Kirurgjia kozmetike është një biznes mjaft profitabil me vlerë prej 20 miliard dollarësh dhe ajo vazhdon të rritet. Në ShBA, numri i operacioneve plastike është rritur për më shumë se 220%, që nga viti 1997.
- Kompanitë e bukurisë shpenzojnë 25% të shitjeve të tyre për promovim dhe reklamim dhe vetëm 2-3% për hulumtim dhe zhvillim. Firmat farmaceutike shpenzojnë 15% të shitjeve të tyre për hulumtim.
- Industria globale e bukurisë përfshin sektorin e grimit (18 miliardë dollarë), parfumerisë (15 miliardë dollarë), kujdesit për flokët (38 miliardë dollarë) dhe kujdesit për lëkurën (24 miliardë dollarë).
- Çdo vit amerikanët shpenzojnë më shumë para në bukuri sesa në arsim.
- Industria globale e bukurisë po përjeton rritje deri në 7% në vit, që është më shumë se dyfishi i nivelit të PBB-së në botën e zhvilluar.
- Buzëkuqi i parë u shfaq në Mesopotaminë e lashtë rreth 4000 vjet më parë kur gratë zbukuruan buzët me pluhurin e bërë nga gurë të çmuar.
- Llaku i parë i patentuar i thonjve u shfaq në vitin 1919 dhe ishte me ngjyrë të zbehtë rozë.
- Ngjyra moderne sintetike e flokëve u shpik në vitin 1907 nga themeluesi i L’Oreal, Eugène Schueller.
- Rreth 1.300 përbërës toksikë janë të ndaluar të përdoren në produktet e bukurisë. Në SHBA, ky numër është vetëm 11.
- Në epokën romake, madje edhe burrat lyenin buzët me buzëkuq për të treguar nivelin e tyre shoqëror.
- Një studim i kryer në 1991 zbuloi se gruaja politikane që punësoi artistë të grimit në Hollyëood kishte 30% më shumë të gjasa të fitonte në fushatat e saj zgjedhore.
- Një grua mesatare përdorë një duzinë produktesh të kujdesit për bukurinë që përmbajnë 168 përbërës kimikë çdo ditë. Një njeri mesatar përdor vetëm 6 produkte me 85 përbërës.
- Deodoranti i parë me rrotullues u shpik në vitin 1952.
- Spreji i parë e flokëve për tregun masiv u lansua nga L’Oreal, më 1960.
- Aztekët përdornin brumbuj të thatë cochineal për të lyer sytë dhe buzët e tyre me ngjyrë të kuqe.
- Romakët e lashtë e bënë ngjyrën e flokëve të zeza duke fermentuar lehunat në uthull.
- Llaku i thjeshtë për thonj konsiderohet të jetë shpikur në Kinë rreth 3000 para erës sonë. Është bërë nga të bardhat e vezëve, dylli i bletës, pluhuri me ngjyrë dhe çamçakulli arab.
- Në Greqinë e lashtë, gratë ndriçonin flokët me ekstrakte bimore ose arseniku.
- Deodoranti i parë modern që përmbante klorohidrat alumini u shpik në 1889, në Filadelfi.
- Të vjellat e balenave dhe jashtëqitja e tyre janë përbërës të parfumeve elegante sepse siguron që aromat e tjera të zgjasin më gjatë. Çmimi i tij është 200 dollarë për gram.
- Disa SPA ofrojnë fytyrë "geisha" për $150. Përbëhet nga jashtëqitja e lagështuar e zogut nightingale natës e cila aplikohet në fytyrë dhe lejohet të thahet në të
- Gjatë epokës së Elizabetës, katrani i qymyrit u përdor si ngjyrë për vetulla, laps për vetullat dhe qepallët. Ishte e ndezshme, kishte erë të keqe dhe shkaktoi verbim.
- Rreth 3000 para erës sonë, gratë greke përdornin flokët e lopëve si vetulla të rreme.
- Për të bërë shkëlqyesit për sy dhe buzë, zakonisht shtohet fluskat e lëkurës së peshkut.
- Në Spanjën e shekullit të XVIII-të, gratë e reja ushqeheshin me argjilë që çoi në klorozë ose anemi për të marrë një çehre prej porcelani.
- Në mesjetë, gratë gëlltisnin arsenikun për të përmirësuar fytyrën e tyre.
- Shitjet e buzëkuqëve zakonisht rriten gjatë recesionit.
- Gjatë shekullit të XIX-të, gratë dhe burrat e respektuar nuk kishin përdorur grim ose parfume. Përjashtim bënin kremi i padukshëm i lëkurës dhe aromat e luleve të zbehta.
Burimi: zarias.com