3 mënyra për të rregulluar shpejt thembrat e plasaritura

Thatësia ekstreme nën këmbët tuaja, e cila ndodh zakonisht gjatë dimrit, mund të bëhet problematike kur neglizhohet. Më poshtë, gjeni këshilla afatgjata për ta mbajtur lëkurën të lëmuar dhe të shëndetshme.

Lani, eksfolioni, hidratoni

Nëse një udhëtim i papritur për në plazh ose një ditë në pishinë ju bën të përpiqeni të qetësoni thembrat e plasaritura dhe kallot, merrni frymë thellë dhe filloni me një larje të thellë të këmbëve. Mbushni vaskën ose legenin e këmbëve me ujë të ngrohtë dhe vendosni disa pika vaj hidratues. Zhytni këmbët për 20 minuta për të zbutur lëkurën e vdekur dhe përgatituni për eksfolim.

Me një loofah të lagur ose gur eksfolimi, pastroni thembrat dhe zonat e tjera të thata duke përdorur lëvizje rrethore duke ushtruar presion të lehtë. Eksfolioni butësisht deri në pesë minuta, shpëlajeni dhe përsërisni derisa të keni hequr pjesën më të madhe të thatësisë. Një shënim i veçantë në lidhje me kallot: mos u përpiqni t'i hiqni ato menjëherë, pasi kjo mund të eliminojë shumë lëkurë dhe të shkaktojë gjakderdhje dhe infeksion potencial. Kjo lëkurë e fortë largohet më së miri me eksfolim dhe hidratues të rregullt për ta hequr ngadalë.

Këshillë për shëndetin afatgjatë: Eksfolioni këmbët 1-3 herë në javë. Edhe nëse eksfolioni në të thatë me një limë këmbësh; i zhysni për një kohë në ujë; apo i pastroni për shpejt me një gurë pas dushit. Duke u kujdesur mirë shëndetit e thembrave do t'i mbajë këmbët tuaja të lëmuara dhe gjithmonë të gatshme për këpucë të hapura.

Trajtimi 10-minutësh

Ndërsa po përgatiteni të niseni për ekskursione verore, hidhni një balsam të formuluar me përbërës shërues për të ushqyer, hidratuar dhe mbrojtur thembrat. Kërkoni formula me një përqendrim të lartë të vajit të kokosit dhe acideve të tjera yndyrore apo thjesht aplikoni një krem trupi ose vazelinë. Qëllimi është të hidratoni këmbët tuaja me një valë të trashë lagështie, më pas aplikoni një palë çorape pambuku për ta mbajtur lagështinë brenda. Lëreni të veprojë për të paktën 10 minuta. Nëse keni kohë shtesë, fillimisht eksfolioni, pastaj trajtojeni me balsam.

Pas 10 minutash, hiqni çorapet tuaja, masazhoni balsamin e tepërt dhe thajini këmbët. Do të vini re se këmbët tuaja ndihen më të buta dhe duken më të hidratuara (sepse janë!). Mbani një shishe me vaj trupi të mbushur me jojoba në çantën tuaj për të freskuar dhe ri hidratuar thembrat tuaja sa jeni jashtë.

Këshillë shëndetësore afatgjatë: Ky trajtim 10-minutësh nuk zgjatë domosdoshmërisht vetëm 10 minuta Në fakt, ju mund të zgjasni kohën e trajtimit duke aplikuar balsamin dhe çorapet gjatë natës ose thjesht duke i veshur ato kur jeni duke punuar nga shtëpia ose duke pushuar nëpër shtëpi. Kjo do të vazhdojë të shërojë lëkurën e tharë, të mbajë zonën e mbrojtur dhe të forcojë thembrat në përgatitje për ekspozim gjatë gjithë verës.

Burimi: Beautylish.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!