3 Këshilla për kujdesin pas ngjyrosjes së flokëve

Kujdesi për flokët e lyer në shtëpi është në fakt mjaft i lehtë, por mund të përfshijë shkëmbimin e disa produkteve të zakonshme për flokë me ato që janë të formuluara për t'u kujdesur për flokët e lyer.

Provoni një shampo dhe kondicioner të ri

Sigurohuni që jeni duke përdorur një shampo dhe balsam që janë të destinuara për flokë të trajtuar me ngjyrë, të cilat pastrojnë butësisht dhe zbusin flokët pa i hequr hidratimin.

Përdorni maska

Shtoni një maskë në rutinën tuaj. Flokët e trajtuar me ngjyrë shpesh mund të bëhen të thatë dhe të brishtë, dhe kjo lloj maske hidraton, rigjallëron flokët e lyer dhe rikthen butësinë me proteina.

Stiloni pa nxehtësi (Heatless)

Është më mirë të kufizoni përdorimin e pajisjeve me nxehtësi nëse keni flokë të lyer, pasi nxehtësia mund të bëjë që ngjyra të zbehet më shpejt se sa dëshironi, së bashku me dëmtimin potencial të flokëve tashmë të brishta. Nëse keni nevojë të përdorni një pajisje me nxehtësi, gjithmonë sigurohuni që të aplikoni një sprej mbrojtës ndaj nxehtësisë përpara stilimit me nxehtësi.

Burimi: Lorealparisusa.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!