20 gjëra të çuditshme që nuk e keni ditur rreth flokëve tuaja

Nëse mendoni se dini gjithçka rreth flokëve tuaja, mendoni prap. Ju mund ta dini se si t'i stiloni ato apo nëse ju me të vërtetë dëshironi që të bëni ato balluke që keni menduar në terminin e ardhshëm në sallon bukurie, por ka shumë gjëra të çuditshme për të cilat ne rrallë jemi të vëmendshëm. Këto 20 fakte të çuditshme mund ndoshta t'ju tundin kokën, apo të paktën t'iu bëjnë që të rimendoni nivelin e njohurive tuaja për flokët.

  1. Flokët janë të ndërtuara kryesisht nga keratina, proteina e njejtë që gjendet në brinj, shputa, kthetra, pupla dhe sqepa të kafshëve.
  2. Kur laget, një fije e flokut të shëndetshëm mund të zgjatet për 30% më shumë se gjatësia e saj origjinale.
  3. Floku rritet pakëz më shpejt kur është moti i ngrohtë, sepse nxehtësia stimulon qarkullimin dhe inkurajon rritjen e flokut.
  4. Të gjitha flokët janë të vdekura, në përjashtim të flokut që është ende brenda epidermës së lëkurës së kokës.
  5. Floku përmban informacione rreth çkado që ka qenë ndonjëherë në enët e gjakut, duke përfshirë drogat, dhe është njëra nga elementet më të përdorshme gjatë hetimeve kriminale.
  6. Gjëja e vetme rreth jush që nuk mund të identifikohet përmes flokut tuaj është gjinia e juaj - flokët e meshkujve dhe të femrave janë identike në strukturë.
  7. Ngjyra e zezë është ngjyra më e zakonshme për flokë. Ngjyra e kuqe është më e rralla dhe ekziston vetëm në 1% të popullatës së përgjithshme botërore, ndërkaq vetëm 2% u takojnë njerëzve që kanë flokë ngjyrë bjonde.
  8. Në momentin që floku këputet nga gjëndra e saj, e reja fillon të rritet.
  9. Flokët janë 50% karbon, 21% oksigjen, 17% azot, 6% hidrogjen dhe 5% sulfur.
  10. Floku mund të rritet çdokund në trupin e njeriut në përjashtim të shputave të dorës, thembrës, qepallëve, buzëve dhe membranave mukoze.
  11. Gumëzimet nga i ftohti apo i nxehti janë rezultat i kontraktimit të gjëndrave të flokëve, duke e bërë flokun dhe lëkurën të grumbullohen.
  12. Numri mesatar i fijeve të flokëve dallon nga ngjyra natyrale, me flokët bjonde që kanë më së shumti dhe personat me lëkurë të kuqe që kanë më së pakti.
  13. Termi shkencor për ndarjen e majeve është “trichoptilosis.”
  14. Përjashto palcen e ashtit, floku është indi që rritet më së shpejti në trup.
  15. Rënia e flokëve fillon të bëhet e vërejtjshme në momentin që i humbni 50% të flokëve në lëkurën tuaj të kokës.
  16. Në çfardo kohe, 90% e flokëve në lëkurën tuaj të kokës rriten, derisa 10% tjera pushojnë.
  17. Një fije e vetme floku ka jetëgjatëse deri në 5 vite.
  18. Floku vepron si shtresë e mbrojtjes termike izoluese për kokën tonë, të cilës i mungon izolimi që e ofron dhjami në pjesën tjetër të trupit.
  19. 80% e amerikanëve i lajnë flokët e tyre dy herë në ditë.
  20. Çdo fije floku mund të përkrah deri në 100g peshë. Shumëzoni këtë me një shifër mesatare të 100,000 deri në 150,000 fijesh në secilën kokë, dhe koka e juaj mund të përkrah peshën që është e barabart me dy elefantë.

 

Burimi: stylecaster.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!