

Për thonjt të tharë, të çarë, të dëmtuar si dhe për thonj që kanë tendencë të bien nga gishti.
EFEKTI: Ushqyes natyral për thonj; mbrojtje e thonjve natyral nga acidi, ngjitës përforcues para modelimit; shmangje nga rënie e thoit nga gishti (gjatë fazës para mbështjelljes).
VEÇORITË: Përmbanë urea dhe L-cistein (amino acid) dhe substanca organike të lëkurës; pa acid.
Me agjentin lidhës Bio-Bond për trajtim të lehtë, ju mund të përgadisni thoin natyral për konsumatorët tuaj për modelim në mënyrë të lëmuar dhe inovative. Produkti me cilësi të lartë nga LCN, vepron ekskluzivisht me forcën e përbërësve natyral dhe është i lehtë për përdorim dhe e lehtë për dozim.
Ngjitës përforcues me veprim të dyfishtë
Përpos ngjitjes përforcuese optimale për krijimin e thonjve me formë përfunduese, Bio-Bond ju sjellë rastin që të furnizoni pllakën e thoit natyral me përbërës ushqyes. Në këtë mënyrë, ju mund lehtësisht të krijoni një bazë të përsosur për thonj me formë të bukur rrethore apo të ujdisur mirë.
Përbërës të fuqishëm aktiv nga natyra
LCN-Bio-Bond përmbanë agjent organik lidhës që është përdorur në mënyrë të suksesshme në mjekësinë dentale për vite të tëra. Lidhet në mënyrë të lëmuar tek sipërfaqja e thoit natyral si dhe lejon përforcim optimal të ngjitjes për pozicion shtesë modelues. Gjithashtu, ngjitësi përforcues me trajtim të lehtë përmbanë përbërësin aktiv ushqyes për stabilizimin e thoit Urea dhe amino acidin L-cysteine, e cila ka veti përbërëse për stabilizimin e thoit.
Sipërfaqet e aplikimit të LCN Bio-Bond
Ju mund ta përdorni LCN Bio-Bond si ngjitës përforcues të lëmueshëm nën çdo sistem të gellit të LCN-së. Përdorni produktin për rimodelim dhe për rimbushje për të mirëmbajtur thoin natyral si dhe për të përgatitur atë për trajtimet e mëtutjeshme.
Ju lutem shikoni më poshtë opsionet e pagesës:
- Pagesë me kartelë bankare (Visa, Master Card, Maestro, etj.)
- Pagesë pas pranimit të porosisë (vlen vetëm për territorin e Republikës së Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut)
- Transfer bankar
- Western Union – Labinot Vitia, Prishtinë, Kosovë
- Money Gram – Labinot Vitia, Prishtinë, Kosovë
- DHL
- Posta e Kosovës
- Posta Mik Mik
Për sa kohë do të arrijë porosia juaj tek destinacioni i kërkuar apo për informacione të tjera, ju lutem klikoni këtu.